Partia Socialdemokrate ka mbajtur aksion te objekti i Qeverisë me rastin e pesë vjetorit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Ata vendosën pankarta me citatet e kreut të Qeverisë, Albin Kurti dhe ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu.
“Me Qeverinë e re do të krijohet mundësia për të pasur drejtësi për Astritin, sepse kjo është drejtësi për shtetin tonë, për popullin tonë, për qytetarët e Republikës, me qenë se pa drejtësinë për Astritin edhe shteti i së drejtës në vendin tonë ndelet shumë i mangët”, thuhet në pankartën e vendosur nga PSD-ja në objektin e Qeverisë, me citatin e kryeministrit Albin Kurti.
Përveç kësaj pankarte me citate të kryeministrit Albin Kurti, aktivistët e PSD-së kanë vendosur edhe citate të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryeparlamentarit, Glauk Konjufca dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Më poshtë i gjeni citatet e tyre: