Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare, duke filluar nga ora 10:00, raporton Gazeta “Enigma”.
Në seancën e nesërme janë paraparë tetë pika në rendin e ditës.
E, njëra prej tyre ka të bëjë me raportimin e kryeministrit Albin Kurti për dialogun Kosovë-Serbi
Rendi i ditës:
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
- Diskutim mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë,
- Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,
- Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19 (të hënën më 14.06.2021).