Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për aksidentin me fatalitet të ndodhur mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e tij ka vdekur një grua, shtetase e huaja. Ndërsa, lëndime trupore kanë pësuar edhe tre persona të tjerë.
Pas aksidentit policia ka arrestuar dy persona, njëri shtetas i huaj dhe tjetri shtetas i Shqipërisë të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje
Njoftimi i plotë i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET /Hyrje-dalje e autostradës, Suharekë (NN) 02.10.2021 – 21:15. Ka ndodhur aksident trafiku në mes të tri veturave me targa të huaja, ku si pasoj e aksidentit viktima femër shtetase e huaj ka ndërruar jetë vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku, kurse tre persona tjerë kanë pësuar lëndime të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor. Përveç njësive policore të cilat e kanë trajtuar rastin në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar njëri shtetas i huaj dhe tjetri shtetas i Shqipërisë të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.
Gjatë 24 orëvë të fundit, në Kosovë kanë ndodhur edhe 19 aksidente trafiku me të lënduar dhe 27 të tjera vetëm me dëme metariale.