Me rastin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, sot do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas njoftimit këto homazhe do të bëhen me fillim nga ora 10:00.
Derisa në orën 12:00 Kurti dhe Osmani do t’i drejtohen Kuvendit të Kosovës, në seancën solemne që mbahet për nder të Epopesë.
Me këtë rast para deputetëve do të flasë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
“Në orën 12:00, Presidentja Osmani merr pjesë dhe mban fjalim në Seancën Solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së”.
Po ashtu deputetëve dhe të pranishmëve pritet t’u dhjetohet dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në seancën solemne për shënimin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së”.