Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla sot takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Takimi zhvillohet në orën 09:00 dhe pas takimit të dy homologët mbajnë konferencë për medie, njofton Klan Kosova.
Pas Gërvallës, Bujar Osmanin e pret në takim presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Takimi pritet të zhvillohet në Kabinetin e Presidentes duke filluar në orën 10:25.
Ndërsa në orën 12:20, kryediplomati i Maqedonisë së Veriut do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Takimi zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Ndërkaq, së bashku me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, Bujar Osmani do t’u drejtohet pjesëmarrësve të Akademisë së të Rinjve të OSBE-së dhe do të vizitojë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri për t’u takuar me gjeneratën e re të kadetëve policorë nga të gjitha komunitetet.
Kryesuesi Osmani pastaj do të vazhdojë për në Mitrovicë për të marrë pjesë në diskutimin e organizuar me organizatat e shoqërisë civile që punojnë me të rinjtë dhe fëmijët nga komunitetet e cenueshme.