Parashikimi i motit, reshje shiu e shkarkime rrufesh

Parashikimi i motit, reshje shiu e shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër do të ketë vranësia që mund të shoqërohen me riga shiu dhe me shkarkime rrufesh.

Sipas njoftimit temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 17-18 gradë Celsius, teksa ato maksimale në mes të 31 deri në 35 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë:

Moti për dy ditë 09-10.07.2021

Fushat me presion të lartë që ishin prezent gjatë ditëve të fundit dalëngadalë po dobësohen. Në fushat barike do të ketë rënie duke ndikuar në çrregullimin e kushteve meteorologjike. Vranësirat e dendura të cilat parashihen ta përfshijnë vendin nuk do të jenë stabile dhe si pasojë do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Gjatë këtyre proceseve fizike nuk do të mungojnë rrezet e diellit duke ndikuar në rritjen e grafikut termik në vlera relativisht të larta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalist e fortë nga drejtimi i verilindjes.

Related Articles