Optimist, por jo të plotë e ka konsideruar rishikimin buxhetor të vitit 2021, njohësi i ekonomisë, Haki Shatri, shkruan Gazeta “Enigma”.
Ai në një deklaratë për Gazetën “Enigma”, ka thënë se rishikimi i buxhetit është praktik normale në cilën do qeveri, derisa e ka konsideruar si jo të plotë planin e ekzekutivit aktual.
“Me buxhetin e ndryshuar mendoj qe nuk do të mund të arrihet rritja buxhetore deri në 8 % për këtë vit siç ka thënë ministri i financave. Nëse rritet deri në 3-4 % është arritje e madhe për ta”, ka thënë ai.
Tutje ai ka deklaruar se “Çdo kush që e merr pushtetin nuk duhet të bëj hile. Nuk duhet të bëhet hile, sepse ato mund të jenë shumë të dëmshme. Çdo pjesë e Kosovës është e jona dhe nuk duhet të shikohen partitë apo votuesit, për të quar përpara projektet e planifikuara më herët”, ka thënë Shatri.
Kurse sa i përket reagimeve të deputetëve që e votuan kundër këtij buxheti, Shatri thotë se secili deputet diskuton në Kuvend planin buxhetor, bazuar në premtimet elektorale.
Shatri ka thënë se ligji bazik dhe ky tashme i ndryshuar nuk garantojnë një normë më të shpejtë të zhvillimit por, siç thotë ai, ajo është një normë pozitive që është mbi zero, krahasim me vitet paraprake.
Kundërshtitë e opozitës dhe mos votimi i amendamenteve
Kuvendi i Kosovës, në seancën e së mërkurës, ka bërë shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2021.
Opozita ka dal kundër këtij projektligji duke votuar kundër rishikimit të buxhetit për këtë vit.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu debatuan për një rast të marrëveshjes së dyfishtë nga një organizatë buxhetore.
Ganimete Musliu e Mërgim Lushtaku, janë disa nga deputetët e kësaj partie të cilët reaguan në lidhje me disa projekte të cilat i kanë propozuar por që nuk figurojnë në buxhetin e shtetit.
“Rishikimi është më shumë kozmetik se përmbajtjesor”.
“Nuk ka as shtesa për fëmijë dhe as për qytetarë me nevoja të veçanta. Dhe nuk keni treguar që ky buxhet është për të gjitha komunat. Rritja e borxhit publik është shqetësues dhe po tregon që nuk keni aftësi m’i menaxhua. Edhe vetë iniciativat e ministrit Murati për kredi e rrit borxhin publik”, ka thënë Lushtaku.
Partia Demokratike e Kosovës e cila e lëshoi sallën në momentet e votimit, për ta kundërshtuar planin buxhetor, pas përfundimit të seancës ka mbajtur një konferencë për media.
Deputetja Blerta Deliu, nga kjo parti akuzoi Qeverinë se po keqpërdor buxhetin, duke ndarë 50 milionë euro për zyrtarët politik të saj, dhe 73 milionë më pak për qytetarët.
Me 69 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim , sot në kuvend është miratuar buxheti i Kosovës. /Gazeta Enigma /