Të enjten e 21 nëntorit, në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë pati të shtëna me armë zjarri, ku dy persona pësun lëndime, raporton Gazerta “Enigma”.
Policia arriti ta kapte njërin prej të dyshuarve që ishte përfshirë në rast, derisa një tjetër ishte identifikuar, por që kishte arritur t’iu ikte organeve të sigurisë për pak kohë.
Të shtunëm Policia ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë, të cilit iu konfisua një armë e zjarrit, e cila dyshohet se është përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Enigma/