Policia arreston “hajnat” e Gjilanit, në mesin e tyre edhe një femër

Policia arreston “hajnat” e Gjilanit, në mesin e tyre edhe një femër

Të shtunën në qytetin e Gjilanit, njësiti i hetimeve i Stacionit policore ka prangosur tre persona të dyshuar për vjedhje në zona të ndryshme të qytetit të Gjilanit me rrethinë, raporton Gazeta Enigma.

Policia ka njoftuar se të njëjtit janë të involvuar në shumë raste të “vjedhjeve” dhe “vjedhjeve të rënda” dhe vepra tjera penale.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën ‘Enigma’ zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas, policisë fillimisht është arrestuar i shumë kërkuari F. S. i dyshuar për shumë vepra të kryera penale si “Vjedhje e rendë” të kryera në lokacione të ndryshme si dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Po ashtu janë arrestuar edhe dy të dyshuar, i dyshuari L. S. me banim në Pejë dhe e dyshuara D. K. nga Gjilani të cilët dyshohen se në bashkëveprim kanë kryer vjedhje të rënda.

“Gjatë arrestimit tek i dyshuari kryesor F. S. është gjetur një pistolet e llojit Ekol special 99,cal 9 mm dhe 2 fishek kal.7.65mm. Gjatë kontrollit po ashtu janë gjetur dhe konfiskuar shumë sende me vlerë si: cigare të llojeve të ndryshme, TV plazma, Play station, mjete të punës, pjesë të automjeteve, telefona dhe gjëra të tjera të cilat ishin vjedhur në lokacione të ndryshme, ku të njëjtat do të përdoren si prova dhe dëshmi materiale lidhur me veprat e kryera”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tre të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës ku dhe gjatë intervistimit kanë pranuar se kanë kryer vjedhje të rënda në lokacione të ndryshme.

Të dyshuarit me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë.

“Hetimet rreth këtij rasti vazhdojnë në koordinim me prokurorin e shtetit”, përfundon njoftimi i policisë./Gazeta Enigma/

Related Articles