Policia ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi sot në Skënderaj, ku ka mbetur i vrarë një 42-vjeçar.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thenë se vrasja ka ndodhur brenda një lokali në rrugën “Sala e Hamit Jashari”.
“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës”, ka thënë Zahiti.
Ai ka deklaruar se rrjedha hetimore po zhvillohet në drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar.
Siç raportohet, i vrarë ka mbetur I.I, derisa i dyshuar për vrasjen është një 63-vjeçar me inicialet H.I, i cili ndodhet në arrati, i cili dyshohet se ka edhe shtetësi angleze.
Sipas burimeve, edhe viktima edhe i dyshuari për vrasje janë nga i njëjti fshat dhe e njëjta lagje.