Çka u morr vendim në mbledhjen me RMV-në – Kurti ndan detaje nga takimi

Çka u morr vendim në mbledhjen me RMV-në – Kurti ndan detaje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas mbledhjes së dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka dal në konferencë për media.

Bashkë me të ishte edhe homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski.

Aty Kurti foli rreth marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet dy vendeve.

Shefi i qeverisë, përmendi protokollin e nënshkruar për pikëkalime të përbashkëta kufitare, marrëveshjen në sektor të energjisë dhe e fundit, ajo për arsim.

Nga të gjitha këto marrëveshje të nënshkruara, i pari i ekzekutivit jep nga një shembull kyç e të rëndësishëm për të dyja shtetet.

Fjalimi i kryeministrit Kurti:

Pata kënaqësinë të jem nikoqir i mbledhjes së dytë të përbashkët të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Para se të fillonte sesioni i mbledhjes ndërqeveritare me kryeministrin Hristijan Mickoski patëm një takim bilateral, i dyti në katër muaj.

Ndonëse Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje, dhe kemi një komunikim të vazhdueshëm, kemi gjithashtu edhe shumë tema me interes të përbashkët për vendet tona dhe rajonin, për të cilat ne duhet të bashkëpunojmë, ekonomia, tregtia, arsimi, shëndetësia, energjia, turizmi, fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi rajonal janë disa prej tyre.

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore e që i lidh dy shtetet tona, dhe forcimi i lidhjes mes qytetarëve tanë, janë kyçe për thellimin e raporteve midis dy vendeve. Në atë drejtim janë edhe protokolli dhe dy momerandumet që ministrat tanë i nënshkruan sot, në lidhje me lehtësimin e lëvizjes së lirë, bashkëpunimi në fushën e energjisë dhe të arsimit.

Pikërisht e para ishte protokolli për zbatimin e marrëveshjes për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Hani i Elezit-Bllacë, dhe Jazhincë-Gllobocicë. Pas shumë kohë pritje, më në fund do të kemi kontroll të përbashkët në këto pika kufitare. Ky model kontrolli kufitar bëhet vetë, hyrje-hyrje dhe zyrtarët policorë punojnë në të njëjtën ndërtesë duke lehtësuar kalimin kufitar e rrjedhimisht duke shkurtuar kohën e pritjes në mënyrë që të lehtësohet lëvizja e qytetarëve. Po ashtu do ta rrisë shkëmbimin e informatave mes zyrtarëve duke e bërë kufirin më të sigurt.

E dyta ishte momerdandumi i mirëkuptimit në sektorin e energjisë, në përputhje me politikat dhe strategjitë e dy ministrive përkatëse. Me këtë momerandum e kemi bërë një hap të rëndësishëm në sigurinë e fuqizimit me energji për dy vendet tona.

Po zotohemi të nxisim projekte për energjinë e ripërtritshme dhe efiçiencën energjetike, si dhe për të thelluar bashkëpunimin e ekspertëve në mes korporatave të energjisë.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet shkëmbimit të energjisë elektrike dhe furnizimit me thëngjill, për të siguruar kosto më të përballueshme për qytetarët dhe për të zhvilluar një sektor energjetik të qëndrueshëm për të ardhmen e dy vendeve tona.

Dhe e treta është momerandumi i mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e arsimit, i cili është i fokusuar në arsimin dhe aftësimin profesional dhe në arsimin e të rriturve. Arsimi dhe aftësimi profesional është identifikuar si sektor i rëndësisë së veçantë, në kuadër të iniciativës “Era”, apo Zona Evropiane e Arsimit, për periudhën 2021-2030.

Related Articles