Pas rritjes së numërit të të infektuarëve me COVID-19 në Kosovë, ekspertët shëndetësor parashikojnë rikithmin e një vale të re të infeksionit COVID-19 në Kosovë, shkruan Gazeta “Enigma”.
Madje në 24 orët e fundit, IKSHPK-ja njoftoi se katër persona humbën jetën nga COVID-19, dhe 2 mijë e 110 persona u infektuan, duke shënuar kështu shifrën më të lartë në 6 mujorin e fundit.
Ndërkaq, se a është gati vendi ynë, të përballet edhe me një situate të re të pandemisë nga COVID-19, ka folur Kryetari i Sindikatës së Mjekëve, Blerim Syla. Ai në një prononcim për Gazetën “Enigma”, ka thënë se Kosova aktualisht është një prej vendeve në rajon që ka humbur kontrollin e menaxhimit të pandemisë.
“Sa i përket politikave dhe strategjisë që e kanë bërë Ministria e Shëndetësisë, po shihet që ne jemi vendi me i dështuar sa i përket pandemisë, megjithatë unë shpresoj se puntorët shëndetësor edhe kësaj here do ta bëjnë sakrificën e vet dhe disi do ja dalin në bashkëpunim me popullatën” ka thënë ai.
Në lidhje me këtë temë, për Gazetën “Enigma” është deklaruar edhe Nadire Imeri drejtoreshë në qendrën kryesore familjare në Ferizaj.
Imeri ka theksuar se me rritjen e rasteve nga COVID-19, kanë liruar edhe një hapësirë tek një qendër e mjekësisë familjare, e të cilën e kanë shëndrruar në dhomë, vetëm për raste me COVID.
“Për rastet që janë më të rënda, shkon ekipi ynë mobil nëpër shtëpia. Organizimi i tillë është bërë nga sot, sepse numëri i të infektuarave po rritet vazhdimisht. Me këto kapacitete qe i kemi deri me tani, mundemi te mbulojmë gjenjden e si rrjedh situata nuk mund ta dim as ne sakt. Me vaksinimin e një numëri të konsiderushem të qytetarëve, shpresojmë që të mos ketë rritje të ndonjë numëri enorm të të infektuarëve, e që të mos mundet të i ofrohet shërbim çdo pacienti” ka thënë ajo.
Ndërsa nga kjo komunë për situatën me valën e re të virusit, ka folur edhe Halit Gërbeshi Drejtor i Shëndetësisë i cila ka thënë se janë gjithsej 39 pacientë të shtrirë në spital, 38 me oksigjen dhe vetëm 1 pa oksigjen.
“Jemi duke e bërë maksimumin. Deri më tani kemi 20 shtretër të lirë por jemi duke shyrtuar një mundësi për të kaluar tek një hapsirë më e përshtatshme për pacientë. Gjendja është e perballushme, nuk ka nevojë për panik por kemi nevojë për mobilizim, për ndihmën e njerzëve”, ka thënë ai.
Spitali i Gjilanit optimist se ka shtretër të mjaftushëm, 51 pacientë të shtrirë
Ndërsa, Selami Xhemaili, drejtor i shëndetësisë në Gjilan për Gazetën “Enigma” ka thënë se nga raporti 24 orësh në këtë komunë, janë gjithësej 51 pacientë me COVID-19, 41 me oksigjenoterapi dhe 1 në spital.
“Gjendja në komunën tone është e menaxhushme. Kemi 5 shërbime të spitalit që i trajtojnë personat e prekur me COVID. Jemi të përgaditur, ka shtretër të mjaftushëm, staf dhe gjitha shërbimet tjera për personat e prekur nga ky virus”, ka thënë Xhemaili.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.358 doza të vaksinës kundër COVID-19, janë shëruar 130 qytetarë, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 12.159 /Gazeta “Enigma”/