Lawson: Po gjykohen katër të akuzuar për krime ndaj atyre që i konsideronin kundërshtarë

Lawson: Po gjykohen katër të akuzuar për krime ndaj atyre që i konsideronin kundërshtarë

Zyra e Prokurorisë së Gjykatës Speciale ka vazhduar me paraqitjen e provave që i përfshin të akuzuarit Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në krime lufte.

Prokurorja e specializuar, Claire Lawson ka thënë se në gjykim nuk është Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta e saj për liri, por individë të caktuar duke përmendur Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin.

”Kemi Hashim Thaçin i njohur si ”Gjarpri”, sipas një dëshmitari ndërkombëtar, kur kishte ndonjë çështje që duhej trajtuar, që shkonte përtej trajtimit në nivel zone, personi që duhej drejtuar ishte zotri Thaçi. Kadri Veseli duke e prezentuar veten me një gazetar thotë, këtu citoj, ‘Unë quhem Luli, të gjithë e dijnë kush jam’. Veseli e ka pranuar: ‘Unë kam qenë në ato vendet ku kishte nevojë për mua, kam lëvizur në territoret e kontrolluara nga UÇK-ja’”.

”Rexhep Selimi i cili ka përdorur nofka të ndryshme ka pranuar se ka qenë në mënyrë të pranishme që ka qenë në Kosovë, dhe ka udhëtuar gjerësisht në të gjitha zonat. Jakup Krasniqi është konsideruar si njëri komandantëve të zonës, si personi që mëshironte shtabin e përgjithshëm në verë të vitit 1998, sikurse e keni parë në prezantime Krasniqi ishte personi që i nënshkruante dokumentet këtë e bënte gjithmonë në emër të shtabit të përgjithshëm”.

”Këtu nuk është në gjykim UÇK-ja, lufta çlirimtare e realizuar nga UÇK-ja. Këta katër të akuzuar janë në gjykim për krimet e kryera kundër personave që ata i konsideronin si kundërshtarë, pjesa dërmuese e tyre që ishin bashkëpatriotë shqiptarë të Kosovës”, ka thënë  Lawson.

Related Articles