Sindikata e QKUK-së bashkë me shumë mejkë sot kanë protestuar në ambientet e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për të shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me koeficientin e pagave, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes ksaj proteste u kërkua përmirësimi i gjendjes për stafin e mesëm të administratës dhe atë mbështetës të punonjësve shëndetësorë.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të QKUK-së, Xhemajl Selmani, ka thënë se shtesat në pagë janë hequr ose përgjysmuar.
“Kapaku i pakënaqësisë është ulja e pagave të administratës së sistemit shëndetësor. Kërkojmë përgjigje të shpejtë nga instancat menaxheriale, e në veçanti nga MSH-ja. Sot solemnisht proklamoj se ne i kemi ndarë rrugët nga FSSHK-në, e cila me miratimin e heshtur të kësaj situate të krijuar e ka humbur legjitimitetin e përfaqësimit të interesave të punonjësve shëndetësor”, u shpreh ai.
Qeveria më 1 shkurt ka përcaktuar vlerën e koeficientit 105 euro për paga në sektorin publik. Ndërsa, Ligji për pagat është miratuar në dhjetor të vitit 2022.