Dështimi i takimit në nivel kryenegociatorësh në Bruksel po konsiderohet se ka vënë në pikëpyetje ecurinë dhe vazhdimësinë e dialogut gjatë këtij viti, shkruan Gazeta Enigma.
Megjithatë, njohësit e procesit të dialogut fajin për një bllokadë të tillë ia lëjnë Serbisë dhë çështjeve të diskutimit të temave.
Sa i përkët asaj se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur ende një marrëveshje finale, analisti, Gazmir Raci ka thënë për Gazetën “Enigma”, se kjo e dëmton Kosovën dhe mbesin çështjet e hapura.
“Kjo nuk është mirë, sepse na dëmton dhe mbesin çështjet hapur, andaj Kosova duhet me insistu në marrëveshjen finale, dhe pastaj në marrëveshje finale mundet me qenë nje kapitull ku palët pajtohen me i zbatu të gjitha marrëveshjet e dialogut teknik që janë arritur në Bruksel, pa pasur nevojë më I hap ato, sepse nuk ka nevojë për ato probleme që janë negociuar”, ka thënë ai.
Raci, theksoi se marrëveshja duhet të arrihet të paktën brenda mandatit të presidentit të SHBA-së, Joe Bide-n, sepse sipas tij Biden e ka një interes të veçant për Kosovën.
Ai shtoi se “edhe caktimi i ambasadorëvë në rajon me të kalurën është nje sinjal që Shtëpia e Bardhë dëshiron me i zgjidhë problemet. Por, në qoftësë nuk ka interesim nga te dyja palët, atëherë SHBA nuk mund t’i zgjidhë e tëra vet”.
Dështimi i këtij takimi ka ardhur si rezultat i palës Serbe
Kështu është shprehur Emir Abrashi nga DemokraciaPlus për Gazetën “Enigma”.
Abrashi potencoi se Serbia nuk është e interesuar që ta shtyj këtë proces të dialogut, derisa të mbaron heshtja zgjedhore në Serbi. E që sipas tij deri në prill të vitit 2022, nuk pret që të ketë një zhvillim normal të procesit të dialogut.
“Megjithatë, kjo nuk duhet të na dekurajoj neve që të jëmi konstruktiv në këtë proces, për shkak kjo është një kërkesë eksplicite e aleatëve tanë kryesor, asaj të Ëashingtonit dhe Brukselit dhe pa zgjidhjen e procesit të dialogut edhe Kosova do të jetë e bllokuar ndërkombëtarisht. Pra, në këtë aspekt ne duhët të vazhdojmë në procesin e dialogut”, ka thënë Abrashi.
Megjithatë, sipas tij deri tani në këtë fazë mund të zhvillohen takimet mes të dyja palëve, por që pala Serbe nuk mund të jetë e preokupuar në fushatë.
“Duhet të kemi parasysh që në kohë fushate në Kosovë, Serbi dhe në gjithë ballkanin ngriten tonet nacionaliste populliste, të cilat e pamundësojnë zhvillimin normal të dialogut”, ka thënë ai.
Ai shtoi se pala serbe në këtë fazë do të insistoj në formimin e Asociacionit, i cili sipas Abrashit është zotim dhe Kosova e ka nënshkrimin e kësaj marrëveshje. Megjithatë, ai theksoi se për sa kohë Asociacioni të formohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, nuk sheh ndonjë problem në formimin e këtij Asociacioni.
“Qeveria e Kosova është barrikaduar në këtë aspekt, duke e vendosur vetën në një pozitë më të fortë negociuse, por duhet të kemi parasysh se përpos nënshkrimit në Bruksel tëzotimit në formimin e Asociacionit, ne e kemi nënshkruar edhe një zotim me 4 shtator në Bruksel, ku zotohemi se do ta formojmë Asoaciacionin. Me mos formimin e tij, ne do të ngelim në kahje të kundërt edhe me SHBA-në dhe me BE-në .
Cilat tema duhet të diskutohen në Bruksel?
Sipas Racit, është mirë qe të kufizohet lista e temave ku plaët mund t’i përafrojnë qëndrimet e tyre.
“Sai përket temave që duhet të diskutohen është diskutimi për çështjen e të pagjeturve, dhe se Kosova po bënë mirë që po insiston në këtë pikë. Zgjidhja e këtij problemi, e lehtëson shumë procesin e dialogut dhe e ndihmon klimën e mirëbesimit në mës palëve”, është shprehur ai.
Mirëpo, Raci mendon se pajtimi teknik i dialogut është humbje kohe, ose është blerje kohe nga ana e Serbisë sepse sipas tij pala serbe duket se po merr pjesë në dialog, por që problemet nuk po zgjidhen.
Ndërsa, zëvendës kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se për palën serbe takimi trepalësh nuk është i mundur për shkak se delegacioni i Kosovës nuk pranon të diskutojë për temën e Asociacionit të Komunave me Shumicës Serbe, ndërkohë që kjo është kryetemë për delegacionin e Serbisë.
“Ajo që është e rëndësishme është që ka pasur dakordim me palën dhe serbe dhe evropiane, që gjatë takimeve trepalëshe të dialogut nuk do shtrohen çështje, që nuk kanë dakordim të të dyja palëve. Nëse njëra palë nuk është dakord me një temë, ajo nuk diskutohet në takimin trepalësh dhe nga ana tjetër, nuk duhet të kushtëzohen bisedimet e dialogut me një temë të caktuar”, ka deklaruar Bislimi për ABC Neës.
Sipas Bislimit, janë nënshkruar 30 marrëveshje dhe nuk kanë një renditje të tyre për të konsideruar, se një marrëveshje është e një rëndësie të parë apo të dytë dhe rrjedhimisht Serbia nuk mund të insistojë vetëm në një marrëveshje si ajo e asociacionit.
LEXO EDHE: Takimi në Bruksel, Bislimi tregon se çfarë u diskutua
Ndërsa, edhe Ambasada Amerikane kërkon proges në dialog.
I ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Nicholas Giacobbe, në një postim në Tëitter shkruan se Lajçak ka të drejtë dhe është koha për progres real në dialogun Kosovë-Serbi.
“I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak ka të drejtë, është koha për progres real në dialogun Kosovë-Serbi. Bëjen”, ka shkruar Giacobbe.
/Gazeta Enigma/.