Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin që i hap rrugën rritjes së pagës minimale, raporton Gazeta “Enigma”.
Duke e prezantuar këtë projektligj, kryeministri Albin Kurti tha se nga rritja e pagës minimale do të përfitojnë 300 mijë punëtorë.
“Nga rritja e pagës minimale do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë”, tha Kurti.
Kryeministri Albin Kurti tha se ky projektligj do t’i hapë rrugë ngritjes së pagës minimale në 265 euro bruto, rrjedhimisht 250 euro neto.
Kurse, ministri i Financave, Hekuran Murati deklaroi se përmes këtij projektligji do të rriten pagat e punëtorëve me pagë të ulët.
“Projektligji në fjalë e ka për qëllim që të plotësojë dhe ndryshojë ligjet të cilat lidhen me shumën e benificioneve ose kompensimeve në pagën minimale si dhe të ndryshojë shkallën tatimore në të ardhurat personale dhe të ndryshojë procedurën e vendosjes së pagës minimale. Me miratimin e këtij projektligji paga minimale do të shërbejë vetëm për të rritur pagën e punëtorëve me pagë të ulët ”, ka thënë Murati.
Sipas kësaj rritje thotë Murati, punëtorët do të paguhen 1.5 euro për 1 orë punë. / Gazeta Enigma.