Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një mbledhje elektronike ka miratuar vendimin për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së, sipas kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, për ndihmë humanitare në rajonet e prekura nga tërmeti i sotëm në Turqi.
Lajmin e bëri të ditur Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate për media.
“Republika dhe populli i Kosovës i qëndrojnë pranë Turqisë dhe popullit të saj në këto kohë të vështira”, thuhet në kumtesë.
Deri më tani, sipas raportimeve në Turqi kanë vdekur mbi 2.600 persona nga tërmeti vdekjeprurës.