Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se deri në fund të muajit qershor do të arrijë kontingjenti i ri i vaksinave të cilat janë paraparë në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me kompaninë farmaceutike “Pfizer”.
“Siç edhe e ka thënë edhe ministri Vitia pritet që brenda këtyre javëve deri në përfundim të këtij maji të ketë një kontingjent të ri të vaksinave të cilat janë në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Pfizer për shkak të natyrës së marrëveshjes e për shkak të ndjeshmërisë së marrëveshjes ashtu siç është deklaruar ministri Vitia nuk mund të flasim për shifra konkrete. Mirëpo ajo çfarë mund themi është që deri në fund të këtij muaji do të kemi kontingjentin e parë të vaksinave të cilat janë kontraktuar nga qeveria e Kosovës”, shtoi Kryeziu.
Kryeziu tutje theksoi se ka një plan sa i përket vaksinimit, derisa sipas tij po e respektojnë në përpikmëri edhe qytetarët dhe institucionet përgjegjëse.
“Tashmë ka një plan nacional sa i përket vaksinimit në masë e të cilit plan po i nënshtrohen edhe qytetarët po të cilin plan po e respektojnë në përpikëri edhe institucionet përgjegjëse. Janë ngritur kapacitet është rritur numri i të vaksinuarve brenda ditës dhe aktualisht kemi më shumë se 110 mijë të vaksinuar dhe ashtu siç kemi premtuar ne presim që deri në fund të vitit në bazë të kapaciteteve që kemi të përmbushet synimi ynë për të vaksinuar 60% të qytetarëve të cilët parashihen që të vaksinohen në kuadër të planit kombëtar”.