Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ndërmjet një postimi ka reaguar lidhur me arrestimin e një zyrtari policor, i cili dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture 15 vjeçare.
Haxhiu ka thënë se detyrë e policisë është që të siguroj qytetarët, e jo të jetë vet akter i dhunës.
“Policia e Kosovës, përveç mbrojtëse e lirive dhe të drejtave të garantuara, janë edhe shembull i tyre. Zyrtari i Policisë është mbrojtës i të cenuarve dhe jo akter i krimit e dhunimit. Ai do të duhej të ishte referencë për sjelljet e secilit qytetar dhe jo vet i përfshirë në dhunime siç ka dyshime për dhunimin e një vajze të mitur nga zyrtari policor.” ka shkruar Haxhiu.
Postimi i saj i plotë.