Rinisja e dialogut Kosovë – Serbi, profesorët e së drejtës shohin shumë pengesa për marrëveshje finale

Rinisja e dialogut Kosovë – Serbi, profesorët e së drejtës shohin shumë pengesa për marrëveshje finale

Dialogu Kosovë – Serbi pritet të rinis këtë muaj, dhe kjo paralelisht nënkupton se takimi dy palësh që do të mbahet në Bruksel, do të jetë i pari takim zyrtar, të cilin pritet ta udhëheq Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Se kush do të jetë pjesë e delegacionit të Kosovës ende mbetet e pa qartë, pasi opozita ende nuk ka treguar pozicionin e saj, mirëpo kundrejt kësaj, pritjet e BE-së dhe SHBA-së janë të mëdha në raport me dialogun, prandaj presioni tashmë është rritur për të dy palët.

Pikërisht për të kuptuar se si po ecin përgaditjet politike para takimit zyrtar në Bruksel, Përfaqësuesi special i Sheteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak , ditë më parë vizituan fillimisht Kosovën dhe pastaj Serbinë, për të kuptuar agjendat e dy qeverive, dhe pikësynimet politike.

Në këto takime me zyrtarët e lartë shtetëror, dy përfaqësuesit shprehen vullnetin dhe gatishmërinë e Amerikës dhe Evropës për ndihmë dhe shtytje drejt marrvëshjes finale mes dy palëve.

“Forma se si duhet të bëhet Asociacioni është ajo se si do të dakordohen palët, pra Kosova dhe Serbia”, kishte thënë Palmer kur ishte pyetur për menyrën se si do të duhej të formohej Asociacioni i Komunave serbe.

Dhe për të disktuar lidhur me dialgoun, por sidomos për aspektin juridik të marrvëshjeve të më hershme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Gazeta Enigma ka biseduar me dy profesorët e së drejtës, Mazllum Baraliu dhe Flamur Hyseni.

Sipas Baraliut, kërkesat BE-së për themelimin e asociacionit janë jashtë çdo parimi.

“Kërkesa e BE-së dhe insistimi aprioristik dhe makiavelist, që të formohet Asociacioni me komuna me shumicë serbe, në veri, as nuk është parimor, por as real dhe as me vend, as i drejtë. Sepse përkundër marrëveshjeve të vitit 2013 por dhe të 2015, pranimi i formimit të atij asociacioni siç po e kërkon BE-ja dhe Serbia është antikushtetues dhe antiligjor. Andaj, askush nuk mund ta detyroj Kosovën drejt këtij akti.” u shpreh ai.

Ai tutje konsideron se asociacioni është antikushtetues, dhe do ta cenonte karakterin e shtetit unitar.

“Do ta cënonte karakterin unitar të shtetit, sepse do të mundesonte një pushtet të tretë dhe një republikë, madje një etnike dhe antikushtetuese serbe në Kosovë.” tha profesori Baraliu.

Takimin e radhës, eksperti i qështjeve juridike, Baraliu e ka cilësuar vetëm si protokolar, pa ndonjë rëndësi të veçant.

“Më tepër si një takim të radhës protokolar formal; pa ndonjë rëndesi e peshë tjetër-reale dhe produktive. Mbase sikur një “circulus vitiosus” apo sjellje në rreth, se sa diçka tjetër.” dhe rrjedhimisht, as marrëveshje me Serbinë nuk duhet të pritet.

Tutje argumenton se marrëveshja finale është shumë larg.

“Marrëvshje me Beogradin nuk do të ketë , jo vetëm sivjet, por për një hark kohor relativisht të gjatë. Arsyet janë taktikat, kalkulimet dhe manovrat perfide të Serbisë dhe mosinteresimit të mirëfilltë dhe pro bono të BE-së.” përfundoi ai.

Ndërsa për profesorin universitar të së drejtës, Flamur Hyseni, takimi në Bruksel është i mirëseardhur, por për rezultatet e saj nuk është optimist, dhe këtu vë theksin tek paaftësia dhe mos dëshira e Beogradit zyrtar për të arritur marrëveshje me Kosovën.

“Takimi është mire që ndodh, por, për rezultatet e takimit nuk jam optimist se, do të jenë pozitive për faktin se: Kosovës po i kërkohet që ta ndihmojë Serbinë për shpejtim të hapave të saj në procesin euro integrues. Pra, Kosova nuk duhet të bëjë marrëveshje që realisht nuk ka kuptim, e aq më pak me Serbinë. Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës duhet të ja rikthesojnë miqëve dhe Serbisë se pikërisht Serbia është ajo që i ka lëshuar dy shanca historike për një lloj marrëveshje, atë të Rambujes më 1999 dhe në bisedimet Vjenës 2005 – 2006 që si pasojë kishin Planin e Ahtisarit që mundësoi krijimin e shtetit aktual. Raste të cilat tani kishin me i parapri kësaj marrëveshjes së ashtuquajtur finale.

Hyseni shton se edhe qëndrimi i BE-së karshi Kosovës është i pakuptimtë.

“Tani kanë kalu më shumë se 20 vite dhe janë 13 vite të shtetësisë së njohur ndërkombëtarisht që dhe ende mendohet për këtë marrëveshje dhe nga një here krijohet përshtypja se për çka duhet kjo marrëveshje, çka arrihet me këtë marrëveshje e cila në substance do të jetë e pa kuptim?! Shto këtu edhe qëndrimin neutral të BE-së në raport me Kosovën, marrëdhënia Kosovë Serbi vetëm sa bëhet e pakuptim.”

Lidhur me atë se BE-ja tashmë ka shtuar zërat e saj, në favor të krijimit të Asociacionit të komunave serbe, Hyseni thotë se kjo qështje ka kontacion më shumë juridik se sa politik, prandaj duhet pasur kujdes nga presionet politike.

“Presionet politike janë të mundshme, sidomos kur ato vijnë nga mbështetësit sepse planifikohet të shtyhen përpara agjenda të caktuara. Por, tani çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk është më çështje vetëm në rrafshin politik, kjo çështje tani ka edhe dimensionin juridik. Pra, me vetë faktin se ka dimension juridik, si e tillë nuk duhet të realizohet përmes presioneve politike, pavarësisht se nga kush vijnë këto presione.”

I pyetur nëse themelimi i Asociaconit do të cënonte pavarësinë territoriale të Kosovës, Hyseni tha se cdo tentim për të formuar një organizim të brendshëm, nënkupton se është cenim për sovranitetin aktual të Kosovës.

“Nëse Asociacioni i komunave do të tentohet të themelohet në formën e një organizimi të brenshëm politik – territorial, de fakto do të krijohet mundësia e një orgnizimi të ri të një “unitarizmi të ri” e cila formë është kundër rregullimit kushtetues aktual dhe bie ndesh me parimin se: “territori është unik dhe i pandashëm” apo përkufizimi kushtetues i sovranitetit se: “Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj”.

Megjithatë profesori , Flamur Hyseni, tha çdo tentim për themeluar Asociacionin duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe aktgjykimin e saj të vitit 2015.

“Gjykata Kushtetuese e ka përcaktu rrugën e themelimit të Asociacionit, ku çdo shmangie nga kjo rrugë nënkupton veprim kundër rendit juridik – kushtetues aktual. Prandaj, statuti i Asociacionit duhet të draftohet dhe miratohet në harmoni të plotë me kushtetutën dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015. Çdo veprim tjetër që devijon nga rruga juridike e bënë procesin politikisht të kontestuar dhe juridikisht të pasigurtë.” mbylli ai.

Kurse Kryeministri Kurti ditë më herët ishte shprehur qartë kundër një asociacioni të mundshëm një etnik.

“Se çfarë do të ndodhë me Asociacionin e ka thënë edhe peticioni i qytetarëve, edhe veprimet e atëhershme opozitare, si dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Në Kosovë nuk mund të kemi asociacion një-etnik. Pra, është e domosdoshme t’i integrojmë të gjithë qytetarët, pa dallim etnie”.

Ndërsa homologu i Kurtit, Vuçiq, ka thënë se është e patjetërsueshme që të shtrohet në tavolinë tema e Asociacionit.

“Nëse Kurti thotë se nuk dëshiron të flasë për Asociacionin e komunave serbe, por që ne ta njohim Kosovën, atëherë ai nuk ka pse të vijë. Dhe nëse ata presin që unë ta bëj atë, atëherë ata as nuk kanë nevojë që të më ftojnë”, deklaroi Vuçiq, duke shtuar se ai nuk e ka problem të diskutojë rreth të gjitha çështjeve tjera të rëndësishme, siç është problemi i të zhdukurve.

/Liridon Rama /

Related Articles