Ish-futbollisti i njohur i shumë skuadrave në Europë, Adrian Mutu ka folur në lidhje me ndeshjen e Rumanisë me Kosovën, në fazën para-kualifikuese për Euro 2024, që zhvillohet krejt në muajin e qershorit, raporton Gazeta Enigma.
Mutu u tregoi opinionit rumun, se ekipi i Kombëtares së Kosovës është tejet i vlefshëm dhe duhet pasur shumë kujdes.
“Do shkojmë atje, por nuk e di – mendoj se nuk jemi favorit. Kosova ka një ekip shumë të vlefshëm. E shohim se ku luajnë futbollistët e saj në Europë”, u shpreh Mutu
Kujtojmë që Kosova dhe Rumania do të luajnë më 16 qershor në “Fadil Vokrri”, kurse ndeshjet e para, kombëtarja rumunu (gjatë marsit) i zhvillon ndaj Andorrës dhe Bjellorusisë.