Kremlini ka minimizuar shpresat se është arritur përparim pas bisedimeve të paqes midis delegacioneve ruse dhe ukrainase që u mbajtën në Stamboll një ditë më parë.
“Ne nuk mund të themi se ka pasur diçka shumë premtuese apo ndonjë përparim”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për gazetarët.
Ai shtoi se ka “ende shumë punë për t’u bërë”.
Ai shtoi se Moska e konsideron “pozitive” faktin që Kievi ka filluar që t’i shkruajë kërkesat e saj.
“Ne me kujdes po shmangim deklarimet për çështjet” që janë diskutuar në bisedime, sepse “ne besojmë se negociatat duhet të bëhen në heshtje”, tha Peskov.
Turqia, si nikoqire e rundit të bisedimeve të mbajtura në Stamboll, tha se rundi i bisedimeve ishte me më së shumti përparim. Ndërkaq, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se sinjalet nga bisedimet për paqe, mund të konsiderohen pozitive, mirëpo ka shtuar se ato nuk kanë ndalur shpërthimet nga ana e Rusisë.
Në këtë rund bisedimesh, Ukraina paraqiti propozimet e saj për paqe, që përfshinin miratimin e një statusi të neutralitetit për mosanëtarësim në aleanca ushtarake në këmbim të garancive të sigurisë. Ndërkaq, Moska tha se do të zvogëlojë sulmet në Kiev dhe Çernihiv.
Megjithatë, ky zotim i Moskës është pritur me skepticizëm nga Ukraina dhe Perëndimi. / Gazeta Enigma.