Sa mund të reflektojnë tensionet Ukrainë – Rusi në sigurinë e Kosovës?

Sa mund të reflektojnë tensionet Ukrainë – Rusi në sigurinë e Kosovës?

Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë po vazhdojnë tash e sa kohë. U paralajmërua edhe për një sulm të mundshëm nga SHBA që mund të ndodh të mërkurën.

Edhe Britania ka paralajmëruar për krizën më të madhe të sigurisë ndër dekada, pas një përpjekje të përtërirë diplomatike për të ulur tensionet të lidhura me grumbullimin e trupave ruse në kufirin me Ukrainën.

Sipas ekspertëve kosovarë, situata në Ukrainë nga momenti në moment mund të eskaloj në përmasa të pa parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala tregon se a mund të reflektojnë tensionet mes shtetit të Ukrainës dhe Rusisë në sigurinë e Kosovës.

“Me veprimin eventual të luftës në Ukrainë mund të themi që edhe rajoni i Ballkanit mund të pasojnë veprime të ndryshme në sferën gjeostrategjike dhe që reflektojnë në sigurinë e Kosovës”, ka thënë Shala për ‘Enigmën’.

Shala deklarimet e deritanishme për mbështetjen e shtetit të Ukrainës nga krerët institucional të Kosovës i sheh vetëm si përkrahje polike, por se vendi ynë nuk është ende i gatshëm të zbarkoj ushtarë të FSK në Ukrainë.

“Deklarimet nga krerët institucional të Republikës së Kosovës për të përkrah në aspektin deklarative duhet shikuar e kuptuar vetëm në formën e mbështetjes politike, por sa i përket komponentës ushtarake mund të themi që FSK është në fazën e kompletimit të kapaciteteve bazuar në planin e tranzicionit në ushtri me gjitha parametrat standarde të NATO-se”, thotë Shala.

“FSK mund të merr pjese vetëm me komponentët e saj të kërkim shpëtimit dhe me paramedica duke ndihmuar ndonjë forcë në këtë fushë të sipërshënuar”, thekson tutje njohësi i çështjeve të sigurisë.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala

Shqetësime për tensionet mes shtetin të Ukrainës dhe të Rusisë, i ka shprehur edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për radion britanike Times Radio.

“Natyrisht, ashtu si pjesa tjetër e botës demokratike, ne jemi thellësisht të shqetësuar për ngjarjet që po zhvillohen në Ukrainë”, ka thënë Osmani.

Osmani ka treguar se si Rusia i dhuron armatim dhe mbi të gjitha e shtynë Serbinë përpara në mënyrën e të menduarit dhe veprimit rus.

“Në përgjithësi po e përdor Serbinë si satelit të saj, përmes bashkëpunimit ushtarak, stërvitjeve ushtarake, donacioneve ushtarake, bashkëpunimit ekonomik dhe duke shtyrë përpara mënyrën e të menduarit dhe veprimit rus e cila ka destabilizuar vende të tjera të rajonit, të cilat janë duke u përpjekur të anëtarësohen në NATO dhe Bashkim Evropian.Ata janë duke u përpjekur të shkatërrojnë të gjithë vlerat perëndimore të ndërtuar anë këtë rajon me shumë investime, sakrifica dhe punë. Dhe në të njejtën kohë duke mbështetur përpjekjet e Serbisë, p.sh në me rastin e tensioneve në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në shtator dhe tetor, teksa Serbia kishte vendosur ushtrinë e saj rreth kufirit të Kosovës, paralelisht solli MIG-ët rus dhe llojet e armëve të tjera kineze”, ka shpjeguar Osmani.

Ajo tutje ka përmendur edhe faktin se si ambasadori rus në Beograd kishte ardhur në afërsi të kufirit të Kosovës, për siç thotë Osmani, t’i nxitur dhe trimëruar për idetë që Rusia po përpiqet t’i shtyjë përpara në Ukrainë.

“Pra siç thash ky është modeli rus. Është mënyra e tyre e të menduarit në raport me të tjerë, respektivisht fqinjët”, ka thënë tutje presidentja.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Në anën tjetër, të shtunën mbi një mijë qytetarët ukrainas kanë protestuarnë kryeqytetin Kiev kundër agresionit rus për pushtim të Ukrainës.

Ata kanë protestuar me moton “Ukrainasit do të rezistojnë” teksa tensionet janë përshkallëzuar pasi ShBA-ja paralajmëroi se Putin mund të urdhërojë ushtrinë ta sulmojë Ukrainën së shpejti.

Pamje nga protesta

ShBA-ja, Britania dhe disa vende të tjera u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen sa më shpejt nga Ukraina nga frika për një sulm të mundshëm rus.

Sidoqoftë, Rusia ka mohuar se ka plane për ta sulmuar shtetin fqinj dhe i ka akuzuar vendet e mediet perëndimore për përhapje të një “fushate dezinformimi” me qëllim të “devijimit të vëmendjes nga veprimet e tyre agresive”. 

Kurse, mbrëmjes e së shtunës presidenti amerikan Joe Biden dhe Presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike, që zgjati 62 minuta, mes shqetësimeve në rritje për një sulm të afërt rus ndaj Ukrainës.

Në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë, thuhej se Presidenti Joe Biden bisedoi të shtunën me Presidentin Vladimir Putin rreth tensioneve që ka krijuar rritja edhe më tej e pranisë ushtarake ruse në kufi me Ukrainën.

LEXO EDHE: Kjo është biseda e Biden dhe Putin në telefonatën që zgjati më shumë se një orë

Presidenti Biden ishte i qartë se, nëse Rusia ndërmerr një sulm ndaj këtij vendi, Uashingtoni së bashku me aleatët dhe partnerët e tij do të përgjigjen me vendosmëri duke goditur Rusisë me sanksione me kostë të shpejtë e të rëndë./Gazeta Enigma/

Related Articles