S’dihet numri i saktë i aplikuesve nga diaspora për të votuar në zgjedhjet lokale

S’dihet numri i saktë i aplikuesve nga diaspora për të votuar në zgjedhjet lokale


Të mërkurën ka përfunduar zyrtarisht periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, ndonëse ende nuk dihet numri i atyre që kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet lokale që do të mbahen në Kosovë, shkruan Gazeta “Enigma”.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për gazetën e ka konfirmuar se më 18 gusht është përmbyllur periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

“Aktualisht, shërbimi votues i KQZ-së është duke bërë futjen e të dhënave në sistem dhe regjistrimin e të gjitha aplikimeve. Pas kësaj, do të kemi një raport të detajuar se sa është numri i aplikimeve dhe sa prej tyre janë aprovuar e sa janë refuzuar për shkak se nuk kanë plotësuar kriteret ligjore. Sapo të kemi këto të dhëna, ne do t’i bëjmë publike”, ka thënë ai. Zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 17 tetor, teksa shumica e partive tashmë i kanë publikuar edhe listat me emrat e kandidatëve/Gazeta Enigma.

Related Articles