Debati mbi anëtarësimin e Kosovës në NATO ka trazuar Serbinë. Mediat serbe janë interesuar dhe kanë pyetur NATO-n nëse Kosova mund të anëtarësohet në aleancën ushtarake.
Një zëdhënës i NATO-s i ka thënë portalit serb KosovoOnline, se për t’u anëtarësuar Kosova në NATO duhet të njihet nga të gjitha shtetet anëtare.
“Të gjitha vendimet për çështjen e pranimit bëhen ekskluzivisht dhe unanimisht me pranimin e të gjitha shteteve anëtare”, ka thënë një zyrtar i NATO-s.
Zyrtari i NATO-s theksoise janë të përkushtuar ndaj misionit të KFOR-it në Kosovë, se kriteret për anëtarësim “përmbahen në nenin 10 të Traktatit të Uashingtonit”, dhe kur bëhet fjalë për vetë procesin e anëtarësimit, ai zhvillohet në shtatë hapa./Gazeta Enigma/