Serwer për draft-statutin: Një dispozitë parasheh kompetenca ekzekutive

Serwer për draft-statutin: Një dispozitë parasheh kompetenca ekzekutive

Specialisti në fushën për menaxhimin e konfliktit dhe një nga vëzhguesit e dinamikës politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, ka komentuar përmbajtjen e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, i cili ka qarkulluar ditët e fundit në media nën pretendimet për autenticitetin e dokumentit të prezantuar nga Bashkimi Evropian (BE).

Në një botim autorial, profesori amerikan ka hedhur vështrimin e tij mbi “të mirat” dhe “të këqijat” rreth draft-statutit “modern dhe evropian” të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke theksuar se ana pozitive është fakti se ky mekanizëm për serbët e Kosovës do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, duke përfshirë çdo ndryshim të statutit.

Gjithashtu, ndonëse Serwer ka pohuar se përmbajtja e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është e ndërlikuar, ka shtuar se një ndër aspektet pozitive të dokumentit është edhe referenca ‘Republika e Kosovës’ dhe roli i theksuar i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) të Qeverisë së Kosovës në themelimin e tij.

“Anëtarësimi në Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është vullnetar për komunat me shumicë serbe. Komunitetet joserbe duhet të përfaqësohen edhe pse në një mënyrë të papërcaktuar. BE-ja do të sigurojë mbikëqyrje për 5 vjet e rinovueshme edhe për 5 të tjera”, ka shtuar profesori amerikan për të përmbyllur pesë “të mirat” që burojnë nga draft-statuti.

Gjithashtu, ai e ka parë shumë problematike edhe aspektin e mbështetjes financiare të Qeverisë së Serbisë për Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe pa kërkuar që ajo të rrjedhë përmes Qeverisë së Kosovës që kryen vetëm auditime të jashtme në pajtim me ligjin e Kosovës. Ai ka shtuar se një dispozitë parasheh “kompetenca ekzekutive” për këtë mekanizëm

Related Articles