“SHBA-ja mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”

“SHBA-ja mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”

Ambasadorja e SHBA-ve në NATO, Julianne Smith, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me emisarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përmes një postimi në Twitter, Smith ka shkruar se me Escobarin kanë diskutuar për situatën në veri të Kosovës.

Ajo ka shtuar se SHBA-ja mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Bisedim i shkëlqyer me emisarin Escobar për situatën në veri të Kosovës. SHBA-ja mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe është e përkushtuar për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon”, ka shkruar Smith. /Gazeta Enigma.

Related Articles