58 persona kanë humbur jetën në rrugët e Kosovës gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes dhe respektim të rregullave të trafikut.
Policia ka theksuar se këto nuk janë vetëm statistika, por janë jetë të humbura dhe familje të prekura nga tragjeditë në komunikacion.
“KJO NUK ËSHTË STATISTIKË. KËTO JANË JETË TË SHUARA!” thuhet në mesazhin e Policisë.
Në njoftimin e publikuar bëhet e ditur se nga 58 viktimat: 30 shoferë kanë humbur jetën pasi dyshohet se nuk kanë kontrolluar shpejtësinë, 14 pasagjerë kanë humbur jetën pasi kanë besuar jetën e tyre në duart e gabuara, 14 këmbësorë kanë humbur jetën pasi kanë dalë nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më.
Policia ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 19 vetë-aksidente.
