Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka uruar nëpërmjet një videomesazhi në Facebook, hyrjen e vitit të ri 2002, duke zyrtarizuar kështu edhe fillimin e rrugëtimit dy-vjeçar të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si anëtare jo e përhershme e tij.
Kjo ditë e parë për Xhaçkën, duhet të nisë me një ndjenjë krenarie për gjithë shqiptarët. Në veçanti, për ata të cilët jetojnë në Kosovë, pasi me këtë detyrë që Tirana zyrtare merr, do t’i jepet mundësia të lobojë më shumë për njohjen e Prishtinës ndërkombëtarisht.
“Është një kauzë e shenjtë për ne”.
Kështu e përkufizoi kryediplomatja shqiptare çështjen e Kosovës. Teksa, ajo garantoi se Shqipëria nuk do të lejojë përshkallëzim konfliktesh në rajon apo destabilizim.
Kjo detyrë e re sipas saj, nuk është një dhuratë e rënë nga qielli, por shenjë e pastër e punës së madhe dhe arritjeve që Shqipëria ka mbledhur në fushën e diplomacisë.
“Shtetet lobojnë për vite për këtë vend. Fakti që e kemi arritur, tregon se Shqipëria sot në mbarë botën, shihet si kontributore serioze në çështjet e sigurisë dhe paqes. Kur vendosim të punojmë së bashku, për ne nuk ka asgjë të pamundur”.
Teksa, thirrja e saj, shkoi drejt qasjes me të njejtën frymë, për këtë vit të ri.
Delegacioni shqiptar në New York, kështu, merr të shtunën zyrtarisht detyrën në tryezën me 15 aktorë botërorë.
Shqipëria do të ketë mundësi jo vetëm të përqasë frymën e saj diplomatike, por të të gjithë rajonit që përfaqëson.
Pranimi thuajse unanim i vendit në këtë strukturë, është edhe një ndër arritjet më të mëdha për diplomacinë shqiptare, jo vetëm gjatë vitit 2021, por në gjithë historinë moderne të shtetit.
Këshilli i Sigurimit në OKB është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve./Gazeta “Enigma”/