67 pacientë më pak të hospitalizuar, krahasuar me të mërkurën janë duke u trajtuar në klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, raporton Gazeta “Enigma”.
Bazuar në raportin e punës së 16 shtatorit, 2021, në kuadër të ShSKUK-së, në trajtim janë 719 pacientë të shtrirë për trajtim nga COVID-19. 603 pacientë janë më oksigjeno-terapi dhe 47 në trajtim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 87 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 51 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 43 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 74 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 27 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje
Spitali i Prizrenit, 87 pacientë
Spitali i Gjakovës, 58 pacientë
Spitali i Pejës, 128 pacientë
Spitali i Gjilanit, 58 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 35 pacientë
Spitali i Ferizajt, 52 pacientë.