Shtatë raste të dhunës në familje – ushtrohet dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas

Shtatë raste të dhunës në familje – ushtrohet dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve në Kosovë u raportua për shtatë raste të dhunës në familje, shkruan Gazeta “Enigma”.

Prishtina dhe Gjakova kryesojnë me nga dy raste, ndërsa Lipjani, Suhareka dhe Peja me nga një rast.

Detaje në lidhje me të gjitha rastet ka dhënë Policia e Kosovës.

Prishtinë 25.02.2023-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur përmes telefonit viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin viktima është vendosur në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Prishtinë 27.02.2023-18:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar përmes telefonit e ka kanosur të njëjtën. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Gjakovë 27.02.2023-07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë psikike ndaj dy viktimave femra kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 27.02.2023-18:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër. Lidhur me rastin viktima është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Lipjan 27.02.2023-19:23. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe është dërguar në tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Suharekë 27.02.2023-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë 27.02.2023-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles