Për shkak të mungesës së deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, seanca ndaj ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, Pacollit dhe dy deputetëve të tjerë Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba e Drita Millaku, është shtyhet për datën 1 mars, raporton Gazeta Enigma.
Sot në gjykatë, në rastin ku ata akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend rreth gjashtë vjet më parë, janë paraqitur vetëm Sveçla, Zyba e Millaku.
Ata akuzohen për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, si dhe për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.
]Aktakuza ndaj tyre është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 29 korrik të 2019-s./ Gazeta Enigma.