E mërkura mbrëma ishte e rezervuar për ndeshjet e futbollit në kuadër të Ligës së Evropës.
Në mesin e përballjeve është edhe ajo mes Cërvena Zvdezdës dhe Celticut që po luhet në Beograd.
Me të filluar pjesa e dytë e ndeshjes, tifozët huliganë të ekipit serb, të njohur si “Delije”, kanë shfaqur një koreografi skandaloze.
Ajo iu kushtua terroristit të vrarë në aksionin e Banjskës më 24 shtator të vitit 2023, Stefan Nedelkoviq.
Sipas mediave serbe, Nedelkoviq ka qenë pjesë e këtij grupi huliganësh.
Veç kësaj koreografie skandaloze, në stadium është dëgjuar edhe një këngë nacionaliste serbe “Oj, Kosovo, Kosovo”.