Të premten përfundon zyrtarisht afati për aplikim nga qytetarët për konvertim të patentë shoferëve të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentë shoferë zyrtar të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Nga policia kanë njoftuar se deri më tani patentë shoferët i kanë konvertuar 6 mijë e 325 qytetarë.
Në komunën e Leposaviqit 1 mijë e 994 qytetarë i kanë konvertuar patentë shoferët. Në Mitrovicën e Veriu janë konvertuar 1 mijë e 536 patentë shoferë.
Në Zubin Potok janë konvertuar 940 patentë shoferë, kurse në Zveçan patentë shoferin e kanë konvertuar 1 mijë e 154 qytetarë.
Nga statistikat del se veç 215 qytetarë në Graçanicë i kanë konvertuar patentë shoferët nga ata serb në atë të Kosovës.