Policia e Kosovës njoftuar se i janë sulmuar zyrtarë të saj me mjet shpërthyes në veri të Mitrovicës gjatë natës, raporton Gazeta Enigma.
Kjo ka ndodhur në rrugën “Ivo Llola Ribar”, konkretisht te qendra e kontrollimit teknik të automjeteve.
Sipas Policisë, bazuar në informacionet fillestare dyshohet se mjeti i dyshuar shpërthyes i hedhur në drejtim të zyrtarëve policor është – Shok Bombë
“Njësitet kompetente policore dhe krim teknika kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e nevojshme të vend shikimit”, thuhet në njoftim.
“Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si ’Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe hetime intensive për zbardhjen e këtij rasti janë në proces”. / Gazeta Enigma.