Tahiri i AAK-së ironizon me VV-në: “Erdhën në pushtet me moton ‘krejt dhe drejt’ dhe përnime e bonën kiamet”

Tahiri i AAK-së ironizon me VV-në: “Erdhën në pushtet me moton ‘krejt dhe drejt’ dhe përnime e bonën kiamet”

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së sotme të Kryesisë ka adresuar kritika të shumta drejt qeverisë aktuale, raporton Gazeta “Enigma”.

Duke iu referuar krizës energjetike, Tahiri ka thënë se LVV, njëmend e ‘bëri kiamet’, ashtu siç kishte paralajmëruar.

Tutje ai ka paralajmëruar një javë të ngjeshur me seanca parlamentare.

“Do të jetë një javë e ngjeshur me seanca parlamentare, duke filluar nga sot me një seancë të jashtëzakonshme ku do të debatojmë për energjinë, temën më të rëndësishme për momentin për qytetarët e Kosovës. Pastaj do të ketë vazhdim të pikave të rendit të ditës të mërkurën dhe pastaj do të jetë edhe një seancë tjetër të enjten, e thirrur nga opozita, e nënshkruar nga LDK-ja për menaxhimin e pandemisë”, tha ai.


Tahiri tutje shtoi se presin reflektim nga qeveria lidhur me shtrenjtimin e rrymës. Sipas tij, shtrenjtimi i energjisë elektrike do të ndikonte edhe në rritjen e çmimeve të tjera. / Gazeta Enigma.


Related Articles