Tahiri: AAK-ja është e shqetësuar me tendencë për kapjen dhe shkarkimet e institucioneve të pavarura

Tahiri: AAK-ja është e shqetësuar me tendencë për kapjen dhe shkarkimet e institucioneve të pavarura

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, derisa shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka folur para mediave, raporton Gazeta Enigma.

Tahiri tha se janë të shqetësuar me tendencën për hapjen dhe shkarkimet e institucioneve të pavarura.

“AAK është e shqetësuar me tendencë për kapjen dhe shkarkimet të institucioneve të pavarura, kërkesa ime në Kryesi është që çfarë do shkarkimi apo penalizmi që i bëhet një bordi të caktuar të jetë mbi bazë të një vlerësimi, të një përformance, në një bazë të një vlerësimi që buron nga keqpërdorimet dhe jo mbi baza politike”, deklaroi Tahiri.

Tutje,  Tahiri theksoi se institucionet e pavarura duhet te jenë të pavarura dhe ’i raportojnë vetëm Kuvendit, dhe assesi të partive politike,në veçanti Qeverisë që tani e ka shumicën.

Related Articles