Për dallim nga të gjitha takimet e zhvilluara në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi që vazhdimisht zhvillohen në Bruksel, takimi i radhës do të mbahet diku tjetër.
Nga Brukseli është bërë e ditur se takimi i radhës në mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciq, me ndërmjetësimin e palëve të Bashkimit Evropian do të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut.
Ky takim do të zhvillohet më 18 Mars, në Maqedoninë e Veriut, pasi shefi i Politikës së Jashtme të BE-së dhe Fqinjësisë, Joseph Borrell do të zhvillojë një vizitë në këtë shtet dhe me këtë rast dy palët, ajo kosovare dhe serbe do të shfrytëzojnë mundësinë që të takohen në kuadër të dialogut.