Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se delegacionet e ekspertëve të të dy vendeve kanë zhvilluar takimin e dytë të grupit punues për çështjen e targave të automjeteve.
Lajçak thotë se delegacionet u angazhuan në mënyrë konstruktive dhe vazhduan shkëmbimin e mendimeve, ndonëse ka inkurajuar që të gjejnë një zgjidhje të përhershme për hir të qytetarëve.
“Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë janë takuar sot për takimin e dytë të Grupit Punues për Targat në Bruksel. Delegacionet u angazhuan në mënyrë konstruktive dhe vazhduan shkëmbimin e mendimeve. I inkurajoj që të gjejnë një zgjidhje të përhershme për hir të qytetarëve të tyre”, shkroi Lajçak në Twitter.
Today, the expert delegations of Kosovo and Serbia met for the second meeting of the Working Group on License Plates in Brussels. Delegations engaged constructively and continued their exchange of views. I encourage them to find a permanent solution for the sake of their citizens— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 18, 2021