Këtë të enjte do të ketë një ballafaqim të ri të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, shkruan Gazeta Enigma.
Takimi do të jetë në nivelin e kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviqi.
Ende nuk dihet nëse të njëjtit do të kenë një takim trepalësh.
Pasi takimit trepalësh mund të zhvillohet edhe takim sy më sy nga disponimi që kanë Kosova dhe Serbia në takimet e ndara me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.
Takimi i fundit në mes kryenegaciatorëve të Kosovës dhe Serbisë u mbajt më 17 shtator.
Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, ka deklaruar se nuk pret asgjë konkrete nga takimi i 24 tetorit.
Tutje Petkoviq ka insistuar në themelimin e Asociacionit, por që nuk pret të ketë risi pas takimit me kryenegociatorin kosovar, Besnik Bislimi më 24 tetor në Bruksel.
‘’Për Prishtinën është problem që të diskutojë Asociacionin e komunave serbe dhe përmbushjen e marrëveshjeve”, tha Petkoviq.
“Nuk mund të presë asgjë nga raundi i ardhshëm i dialogut në Bruksel i paralajmëruar për 24 tetor, sepse, thotë ai, është mësuar nga përvoja e negociatave dhe takimeve të mëparshme”. / Gazeta Enigma.