Të enjten seanca e Kuvendit për faljen e borxheve, AAK-ja thotë se ky vendim do ndihmonte ekonominë

Të enjten seanca e Kuvendit për faljen e borxheve, AAK-ja thotë se ky vendim do ndihmonte ekonominë

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, është deklaruar Besnik Tahiri, i AAK-së, i cili ka theksuar se kërkesë kryesore e partisë së tij ishte që të mbahet seanca, ku do të vendosej për faljen e gjobave gjatë pandemisë, për bizneset e dëmtuara, raporton Gazeta “Enigma”.

“Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, u vendos që të enjten të ketë një seancë dhe po ashtu të ndodh interpelanca të cilën e ka ftuar grupi ynë parlamentar për çështjen e gjobave, si formë ndihmëse ndaj bizneseve të prekura nga situata me COVID. Në këtë takim u arsyetua kërkesa jonë për interpelancë, që të ndodhë falja e gjitha gjobave të bizneseve që janë dënuar gjatë pandemisë”, tha Tahiri.

 Sipas tij një “një vendim i tillë për faljen e gjobave do ndihmonte ekonominë dhe gastronominë në këtë kohë të vështirë për ta”./Gazeta Enigma.

Related Articles