UNMIK-u ka konfirmuar mbështetjen për institucionet e Kosovës dhe të palëve të tjera me interes, në përpjekjet për avancimin e të drejtave të njeriut për të gjitha komunitetet në Kosovë, duke përfshirë edhe brenda kontekstit të krizës aktuale të COVID-19.
Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, UNMIK-u bëri thirrje që të drejtat e njeriut të vendosen në qendër të reagimit ndaj COVID-19 dhe rimëkëmbjes nga kjo pandemi, posaçërisht në avancimin e barazisë, si dhe përfshirjes e mosdiskriminimit në këtë proces.
“Si në Kosovë, ashtu edhe në mbarë botën, pandemia COVID-19 ka thelluar pabarazitë që kanë ekzistuar më parë, duke ndikuar në mënyrë disproporcionale në një numër të madh njerëzish që gjenden në situata të cenueshme. Brenda këtij konteksti, UNMIK-u inkurajon institucionet e Kosovës që në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe me palët e tjera të interesit të sigurojë që të gjitha komunitetet të mund të gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtat e tyre, me theks të veçantë në sigurimin që askush të mos lihet anash”, thuhet në komunikatën e UNMIK-ut./Gazeta “Enigma“/