Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, tha se Bashkimi Evropian ofron mbështetje të madhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës, që lidhet me zbatimin e mëtutjeshëm të reformave, si dhe mbështetjen për zbatimin e marrëveshjeve nga dialogu, duke përfshirë edhe marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Kështu ka shkruar Varhelyi në Twitter, pas takimit që ka pasur sot në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe zëvendësin e tij Besnik Bislimi.
“Një diskutim i hapur me kryeministrin Albin Kurti, zëvendësin e tij Besnik Bislimi dhe anëtarët e kabinetit për progresin e Kosovës në rrugën evropiane. BE-ja ofron mbështetje të madhe për zhvillimin ekonomik lidhur me zbatimin e mëtejshëm të reformave dhe zbatimin e marrëveshjeve të dialogut, duke përfshirë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, ka shkruar Varhelyi në Twitter.