Skuadra e Dritës nesër ballafaqohet me ekipin e Viktoria Plzen në Prishtinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:00, në kuadër të ndeshjes së kthimit të raundit të dytë kualifikues të Conference League.
Trajneri Akil Vavalis pret ndeshje të vështirë, por thotë se do angazhohen për lojë të bukur.
“Nesër do ballafaqohemi me Viktoria Plzen, që prap do jetë lojë e vështirë. Pres që ndeshja e dytë të jetë edhe më e vështirë se ndeshja e parë në Çeki. Ne në ndeshjen e parë kishim rezultat të mirë, por kjo nuk thotë asgjë pasi kemi edhe 90 minuta shumë të vështirë. Pres të njejtin angazhim nesër”, tha fillimisht Vavalis në konferencë për shtyp.
“Ekipi i Viktoria Plzen është favorit, ne do kemi një përparësi sa i përket fushës dhe mbështetjen e madhe të tifozëve që do jenë në numër të madh”.