Në Gjykatën Speciale edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ndërkaq për të dytën ditë me rradhë do të dëshmoj gazetari Nuhi Bytyçi i cili ka mbuluar luftën në Kosovë.
Bytyçi gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka theksuar se nuk dëshiron që Specialja e sidomos Zyra e Prokurorit të Specializuar ta konsiderojë librin e tij si dëshmi për t’i akuzuar ish-krerët e UÇK-së.
“Nuk dua që kjo Gjykatë e sidomos Prokuroria, këtë libër timin ta konsiderojë si një dëshmi për të akuzuar luftëtarët e lirisë”, është shprehur ai. /Gazeta Enigma