Vdes edhe një i ri nga Coronavirusi në Prishtinë

Një tjetër i ri kosovar ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët, teksa arsyen (COVID-19) disa nga miqtë e tij.

“Florentin e kom taku para dy jave në lagje, sot paska ndërru jetë nga covidi”, ka shkruar një nga shokët e viktimës.

Familjarët kanë dhënë detaje sa i përket ceremonisë së varrimit, ku e njëjta do të mbahet nesër në lagjen Arbëria të kryeqytetit.

Related Articles