Tre shtetas malazezë janë vënë në paraburgim për nga një muaj, pasi janë akuzuar për “nxitje të urrejtjes dhe intolerancës” përmes mbishkrimit “Kosova është Serbi” në targat e veturave të tyre, shkruan Enigma.
Vendimi për masën e paraburgimit u mor nga Gjykata Themelore në Pejë, e cila konfirmoi se akuzat ndaj të arrestuarve janë të lidhura me veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” sipas nenit 141 par.1 lidhur me 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Ngjarja ka ndodhur të dielën, kur tre shtetasit janë arrestuar në afërsi të manastirit të Deçanit. Ata do të qëndrojnë në paraburgim për një muaj derisa të vijojë procesi hetimor.