VIDEO/ Ngjarja tragjike në Gjilan, krejt çka dihet deri më tani

VIDEO/ Ngjarja tragjike në Gjilan, krejt çka dihet deri më tani

Mbrëmjen e së hënës rreth orës 21:00 në lagjen “Arbëria” në Gjilan si pasojë e një përleshjeje një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur, shkruan Gazeta Enigma.

Përmes raportit, Policia ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 7 copë gëzhoja të kalibrave 7.65 dhe 9 mm.

Me udhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për autopsi, derisa tre të dyshuar për këtë rast janë dërguar në mbajtje.

“Gjilan, 08.11.2021-20:40. Pas një mosmarrëveshje, gjashtë ( 6) të dyshuar meshkuj kosovarë, janë përleshur në mes veti duke shtënë me armë zjarri në drejtim të njëri tjetrit. Si pasoj e plagëve të marra nga shkëmbimi i zjarrit, një mashkull kosovar  ka ndërruar jetë, kurse një tjetër mashkull kosovar është plagosur. I plagosuri është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 7 copë gëzhoja të kalibrave 7.65 dhe 9 mm. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi kurse tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ngjarjen tronditëse për Gazetën Enigma e ka konfirmuar edhe nënkoloneli, Remzi Azemi, i cili deklaroi se janë në kërkim të të dyshuarit dhe deri tani nuk ka informacione as për lidhjen që mund ta kenë personi i plagosur dhe ai i vrarë.

“Njësia e Hetimeve Rajonale dhe Forenzika Rajonale nën autorizim të plotë nga porkuroi për krime të rënda, pranë Prokuroisë Themelore në Gjilan, kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë fillu me vend shiqimin e  vendit të ngjarjes dhe me grumbullimin e informacioneve që të kemi një pasqyrë të qartë lidhur me ngjarjen që ka ndodhë sonte dhe me identifikimin e personave të mundshëm që janë të involvuar në rast apo që mund të kenë njohuri.”

Tutje ai raportoi se policia do të punojë që të ketë një pasqyrë të qartë se si ka ardhur deri te ngjarja.

“Ne jemi në fazën e grumbullimit të informacioneve dhe ende nuk kemi informacione për ndonjë person të arrestuar për momentin që tani po flasim.”

Ndërsa, doktori Suad Haliti që e ka pranuar këtë rast, për Gazetën Enigma ka bërë të ditur se Egzon Rafuna, 21 vjeçar, ka arritur pa shenja jete dhe pa puls.

Kurse i plagosuri Valdrin Halimi është sipas tij me parametra stabil dhe ka dy plagë me armë zjarri në regjionin e veshkës.

Tutje ka theksuar se pasi janë ndërmarrë masat i plagosuri është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm./Gazeta Enigma/

Ky është 21 vjeçari që u vra në mbrëmjen e së hënës në Gjilan pas një përleshje me armë.

Egzon Rafuna

Pamje në vendin e ngjarjes:

Related Articles