Vitia thotë se ka mjaftueshëm vaksina: Këtë javë arrijnë edhe 150 mijë doza të Astra Zeneca

Vitia thotë se ka mjaftueshëm vaksina: Këtë javë arrijnë edhe 150 mijë doza të Astra Zeneca

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë të jashtëzakonshme për media, i bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen sa më parë me cilindo lloj të vaksinës, teksa njoftoi për ardhjen e një kontingjenti të ri gjatë kësaj jave, raporton Gazeta “Enigma”.

“Mbrëmë ashtu siç kemi paralajmëruar ka arritur edhe kontingjenti javor nga kontrata me Pfizer dhe deri në fund të javës pritet të mbërrijnë edhe 150 mijë doza nga Astra Zeneca nga Gjermania”, tha ai.

Ai garantoi që vaksinat janë të sigurta, teksa ftoi të gjithë që të vaksinohen. “Mos zgjidhni vaksina, me rëndësi është të vaksinoheni sa më parë. Ato janë të sigurta”, potencoi ai.Ndër të tjera ai njoftoi se pas një pune të gjatë, MSH-ja shumë shpejt pritet që të furnizohen me barna nga lista esenciale. “Ashtu siç kemi thënë edhe në fillim të mandatit do të furnizohemi me mbi 90% të listës së barnave esenciale. Kjo ka qenë një punë e gjatë dhe e palodhshme e profesionistëve tanë shëndetësor të cilëve ju jam shumë mirënjohës që për pak muaj sa i kishim gjetur me 15 % tani do arrij në 90%”, shtoi ai.  

Në fund Vitia njoftoi se nga kontrata me Pfizer, Kosova përfiton 622 mijë vaksina në total. /Gazeta Enigma.


Related Articles