Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj është vrarë sonte rreth orës 20:20 në qytetin e Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti.
“Dy persona janë vrarë, njëri është Astriti”, tha shkurtimisht ai.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën “Enigma”, se të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 20:20 në afërsi të shkollës Ekonomike “Ali Hadri”, ku dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër i plagosur.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi deklaroi se tashmë në vend të ngjarjes janë Policia dhe Prokuroria.
Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë për Gazetën “Enigma” se nga incidenti me armë zjarri kanë humbur jetën dy persona.
“Si pasojë e një incidenti me armë zjarri dy persona kanë mbetur jetën dhe një tjetër është plagosur”, theksoi ai.